Strategji mjedisore
Aksioni mjedis-mbrojtës:
Toka është e vetmja e përbashkët që njerëzimi zotëron. Një nga kushtet kryesore të të jetuarit ne paqe, është ruajtja e ekuilibrave natyrorë.Ruajtja e mjedisit eshte kusht parësor qe i shfaqet popullatës ne ditët e sotme.Mbrojtja e hapësirave të përbashkëta eshte nje tjetër faktor vital që ne duhet të shqyrtojmë ne mbrojtje të kësaj hapësire.
Qyteti i Fierit vuan prej kohësh nga probleme të renda mjedisore.
Keto probleme jane:
1. Ndotja e tokës
2.Shperndarja e mbeturinave ne qytet
3.Popullsia jo e sensibilizuar
4.Qyteti I ndotur
5.Mungesa e hapësirave të gjelbra
Sipas gjendjes reçente mjedisore të 10 vjetëve të fundit ne qytetin e Fierit,plani im i masave sugjeron:
Aksioni mjedis-mbrojtës
Kjo lëvizje parashikon një seri masash te cilat,jo vetëm synojnë kapërcimin e problemeve mjedisore të ndotjes tejet i pranishëm ne bashkinë e Fierit por edhe uljen e ndotjes ne nivele të konsiderueshme.
Çdo te dielë,qytetarët fierakë janë të detyruar të marrin pjesë ne aksionin e pastrimit te njesisë vendore qe ata i përkasin.
Plani do te vijojë si me poshtë:
•Të dielën e çdo jave mujore, Bashkia Fier merr iniciativën për të pastruar qytetetin.
•Çdo qytetar merr pjesë në veprimtari.
•Të dielën, ne orën 7 ,çdo qytetar nis pastrimin e lagjes se tij.Administratoret e njesive koordinojnë planin e masave që do t'u serviret secilit banor.
• Qytetarët luten vetëm të marrin pjesë ne aktivitet, mjetet jane te siguruara nga bashkia vendore Fier.
• Çdo te diele deri ne orën 12 paradite, aktiviteti vendas pezullohet në mbrojtje te kësaj kauze. •Te gjithe do te vlerësohen për angazhimin ne rritjen e mirëqenies se tyre.
•Parashikohet e shtuna e biçikletës 3 here te cdo muaji ne qytet ne data te veçanta dhe të caktuara nga specialistë dhe ambjentalistë vendas
•Edukimi mjedisor është nje lende e detyruar e cila ,do të hyje veçanërisht qe ne klase të parë dhe do të ndiqet deri në universitet.
• Kjo lëndë do te ndiqet nga mësues specialë te cilet,do të trajtohen posaçerisht me po të njëjtën pagë si mësuesit e tjerë.
Kjo do te nisë si përpjekje ne qytetin e Fierit,me shpresën se edhe qytetet e tjera do ta përqafojnë.
•Fillon sensibilizimi masiv në mbrojtje të mjedisit.
•Do të përdoren vetëm çanta prej rrobe apo kartoni, miqësore me mjedisin.
•Njesia vendore bashkiake Fier do te shperndaje ne secilen zone te qytetit,kazanë me koshat përkatës secila per qelqin,letrën,plastiken dhe mbetjet e riciklueshme.
•Luten te gjithe banorët,që mbetjet t'i hedhin ne vendin e duhur.
•Hedhja e mbeturinave,prerja e pyjeve, gërryerja e lumenjve, ndalohen me ligj .
•Çështja i kalon edhe gjykatës.
•Per 5 vite do te mbillen 1 milione peme ,per te gjelberuar hapesirat e qytetit
•Kjo do te realizohet me ane te shembjes se ndërtimeve pa leje, hoteleve,bareve,restoranteve,pallateve apo çdo ndërtese tjeter kësisoj.
•Në tarracat e këtyre ndertesave do te ngrihen hapesira te gjelbra me qellim zmadhimin e mushkerise se qytetit si dhe ventilimin dhe freskimin gjate verës.Kjo do te realizohet me fondet që bashkia ka ne dispozicion.
•Nisin aktivitetet mjedisore me në qendër synimin tonë kryesor.
•Shkollat do te zene nje vend të veçantë.
•Në kete menyre kultivohet tek vegjlit, rendesia e ruajtjes mjedisore.
Punoi:Jona Hasaj🌻🌻