Përshëndetje lexues!

Une quhem Jona dhe udhëtimi është pasioni im.

Webi paraqet 10 destinacionet që ju duhet t'i vizitoni patjetër dhe që shpresoj do të jenë interesante për ju.Në vazhdim ju uroj lexim të këndshëm!🌺🌺

Recommendation #1

Malet Rainbow 🌈 ,Kinë

Recommendation #2

Liqenet e Plitvis,Kroaci

Recommendation #3

Ujëvara Victoria

Recommendation #4

Vencia,Italy,🇮🇹

Recommendation #5

Colmar,France🇫🇷

Recommendation #6

Ishujt Faroe,Danimarkë

Recommendation #7

Cappadocia, Turqi

Recommendation #8

Japoni

Recommendation #9

Paris

Recommendation #10

Burano,Italy

1#Malet Rainbow,Kinē

Këta male të bukur të pazakontë janë vendosur në Zhyangye Danxia Laundroms Park Geologic në Kinë. Ashtu siç tregon emri i tyre,këta vargmale duken si nje model i pikturuar në mënyrë të valëzuar e të veçantë.
Përzierja e së verdhës ,së kuqes, së gjelbrës dhe së kaltrës e bën nje peizazh unik.


#1


#2


#3

#2 Liqenet e Plitvis,Kroaci

Plitvica përmban liqenet më të mëdha në gjithë Kroacinë. Vendi është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO që prej vitit 1979.Çdo vit regjistrohen më tepër se 1 milionë vizitorë.
Parku përmban 16 liqene në një sipërfaqe prej 296.85km katrorë.

#1

#2

#3

#3 Ujëvara Viktoria

Ujëvara Viktoria konsiderohet një nga shtatë mrekullitë e botës. Re avulli ngrihen rreth 500 metra lartë të dukshme edhe në një distancë prej 400 kilometrash.Ujëvara ka një gjerësi prej 1708 metra,lartësi prej 108 metra dhe është zona më e madhe ku bie uji në botë.

#1

#2

#3

#4 Venecia

Venecia është pa dyshim një nga qytetet më te bukura italiane e cila,manifeston më së miri kulturën dhe traditën e shtetit të saj.Qyteti është mjaft i gjallë sidomos gjatë sezonit të Karnavaleve ku turistë nga e gjithë bota mezi presin të bëhen pjesë.
Nëse vizitoni Venecian,mos harroni të shetisni me varkë apo të blini ndonjë souvenir i cili ,do tju kujtojë përherë qytetin e bukur.


#1


#2


#3


#4


#5

#5 Colmar,Francë

Colmar është një nga ato qytezat e veçanta franceze të mbështjella me dashuri dhe ngrohtësi. Qyteti gëzon një infrastrukturë brilante i mbushur me atmosfere ngjyrash .Banorët janë tejet mikpritës dhe ju do ta shijoni në maksimum shëtitjen tuaj rrugëve të ngushta, por të gjalla të Colmar.

#1

#2

#3

#4

#6 Ishujt Faraoe


Ishujt Faraoe janë ishuj që ndodhen në Danimarkë. Jane një grup prej 18 ishujsh të cilët formojnë një arkipelag.Popullsia është përafërsisht 50000 banorë.Ishulli është një nga skenat e filmit "Zoti i Unazave". Ato mbulohen nga peizazhe misterioze, bregdete të çuditshme që duken më afër fantazisë sesa realitetit.

#1


#2


#3


#4


#7 Cappadocia, Turqi

Formacione gjeologjike të një bote tjetër, kisha dhe manastire të gdhendura në pyje ranorë të butë dhe një popull i varfër por i qeshur dhe mikpritës me nje fjalë:Cappadocia.
Një pllajë e madhe e mbushur me kanione dhe hendeqe të pafundme, gurë dhe shkëmbinj të çuditshëm të ndodhura aty për shekuj me radhë.
"Peizazhi hënor turk",është parajsa gjeologjike.

#1

#2

#3

#8 Japoni

Japonia është pa dyshim qendra e zhvillimeve teknologjike e cila,ka një kontrast të shkëlqyer mes modernes dhe tradicionales. Kjo ndodh sepse banorët janë jo vetëm konservatorë,por edhe ndjekës të traditës dhe besimit.Japonia ka një larmi destinacionesh megjithëse une sa here degjoj emrin Japoni nuk mund të mos rri pa menduar për qetësinë e tempujve dhe e pyjeve të saj. Një qetësi hyjnore!Nuk mund të rri dot pa menduar as për lulet e qershisë të cilat,sapo çel pranvera, mbushin Tokyo-n me aromën e tyre.

#1

Pylli i Bambuve në Kyoto është padyshim një nga thesaret më të çmueshme të qytetit.
Pylli Sanago është një nga peizazhet natyrore më spektakolare jo vetëm për shkak të bukurisë natyrore, por edhe për shkak të tingujve që lëshon era teksa prek bambutë e holla.Një koncert për veshët tuaj!Melodia e erës është pa dyshim hyjnore....

#2

Mali Fuji një ëndërr parajsore dhe ndër bukuritë më prekëse japoneze është një tjetër arsye përse ju duhet ta vizitoni Japoninë. Gjatë stinës së pranverës, kur lulëzojnë lulet e qershinë peizazhi lahet në ngjyrë vanilje a karameli në një delikatesë habitëse dhe befasuese.

#3

Mos harroni të vizitoni tempujt e qetësisë pasi jam e sigurt që do të magjepseni pas tyre.

#4

#9 Paris

Voila!
Më në fund arritëm në qytetin e dashurisë dhe poezisë,muzikës dhe sonetit, mbrëmjeve të gjata buzë lumit Senë nën shoqërinë e një vere të mire apo ,një vizitë në Louver e mbushur me histori dhe art?
Quajeni si të doni ama, Parisi nuk do të dalë asnjëherë nga moda dhe as ne nuk duam ta nxjerrim.😉
Parisi është kryeqendër botërore mode dhe ushqimi.Parisi është kryeqendër e gjithçkaje te bukur e delikate sepse çdo gje fillon me Bonjour!

#1

La vie est belle!

#2

#3

Emmène- moi à Paris!

#10 Burano,Italy

Mendoj se shumë pak nga ne e dimë se Burano ekziston sidoqoftë ekzistenca e tij është e pashmangshme falë shumëllojshmërisë së ngjyrave,këngëve erërave dhe atmosferës qe mbush qytezën.
Burano është qyteza më shumëngjyrëshe në botë dhe këtë titull e mban prej imagjinatës së bukur të banorëve te tij, te cilët kane zgjedhur ta transformojnë qytetin e tyre në nje vend përrallash.

#1

#2

#3

Faleminderit për vëmendjen!🌺🌺

Punoi:Jona Hasaj🎀

OH HEY, FOR BEST VIEWING, YOU'LL NEED TO TURN YOUR PHONE