"FEMRAT NË KARRIERË" nga Ola Hajdarmataj

PRESPEKTIVAT E FEMRAVE PËR KARRIERË

E kam shkruar kete per t'i nxitur femrat qe te enderrojne madherisht, te gjejne gjithmone shtegun midis pengesave dhe te shpalosin gjithe potencialin e tyre.

Une shpresoj qe cdo grua do te vendose objektivat e saj dhe do t'i arrije ato me shume kenaqesi. Çdo burre duhet t'i mbeshtese grate ne vendin e punes, ne shtepi dhe do te ndihet shume mire per kete. Sigurisht, eshte e mrekullueshme kur burrat behen mentore te grave, madje eshte me mire kur ata i perkrahin dhe behen mbeshtetesit e tyre.

Per sa kohe do te perdorim talentet e te gjitheve, institucionet tona do te jene me frytdhenese, familjet do te jene te lumtura dhe femijet nuk do te mbajne brenda vetes klishete e ngushta.E di qe per shume gra, postet drejtuese jane larg synimit te tyre paresor. Qellimi eshte te shtohet numri i grave qe shfaqin potencialin dhe vlerat e tyre.

Femrat gjate gjithe jetes se tyre kane ecur perpara. Flas per ato femra intelektuale qe i kane sherbyer gjithmone komunitetit dhe te tjereve, te shkolluara, qe dine te flasin dhe te i'u pergjigjen replikave atehere kur eshte e nevojshme. Ato qe kane arritur te rrisin femije me vlera dhe me dinjitet, pasi te tilla jane dhe ato.

Pikerisht, shkrimet do te bazohen vetem te keto femra,sepse ky model femre duhet te promovohet sot dhe ti jepet me shume rendesi. Keto femra i dine pengesat qe hasin grate,por ato gjithmone shohin mundesi te reja. Besojne qe ajo qe kan arritur , mund te realizohet nga shume femra te tjera.

Studimet tregojne se keto femra te lartpermendura zgjidhen ne baze te potencialit dhe performaces se tyre. Me intuite njerezit investojne tek ata persona qe dallohen per talentin e tyre apo qe vertete marrin dicka nga ndihma e dhene dhe e shfrytzojne kohen qe ju dedikohet.

Ndaj perpiquni te vendosni objektiva personale, per te pervetesuar aftesi te reja. Perfytyrojeni karrieren si nje maratone -nje perpjekje e gjate, rraskapitese, por ne fund e dobishme.

Te gjithe njerezit kane mundesi per permiresim. Behu e zonja e vetes dhe tregoje se sa vlen duke bere gjithmone perpara! Nese ia del te kesh nje karriere te mire, tregoje se nuk ke qene vetem me fat, por ke investimin e sakrificen tende ne te.

Mundohuni te beni kaq cdo dite, femra!

OH HEY, FOR BEST VIEWING, YOU'LL NEED TO TURN YOUR PHONE