Hiri i Zotit

Vajtimet 3;21-24

Shpresa te mëshirat e Zotit.

• Kur gjendemi në një kohë vuajtjesh, ne mendojm se Zoti ka na harruar! Dhe në disa rrethana,shumica ndihet dhe mendon në këtë mënyrë. Sa here kemi kaluar në situata ku kemi qënë në gjunjë sërish dhe duke luftuar në frym mendojm serish se Zoti na ka lënë, na ka braktisur, dhe kjo vetëm sepse e shohim kështu dhe e ndiejm kështu. Por në çdo situatë në të cilen ndodhemi, ne duhet të guxojm të besojm me zemër edhe në mes të stuhisë të themi : " Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. Është një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e Tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote. 《 Zoti është pjesa ime 》, thotë Shpirti im, 《 prandaj do kem shpresë tek Ai 》.

• Në këtë rrethanë në të cilën gjendemi dhe mund të jemi, fjala e Zotit na inkurajon duke na kujtuar ne se ; ' Ai është i Mirë me ata që e vendosin Shpresën tek Ai, dhe me shpirtin që e kërkon ' ~ Amen

~ Nëse po përballesh me një vuajtje frymërore të disa gjërave në jetën tënde dhe në jetën e familjes sate, dua të të inkurajoj ty se, Zoti është me Ty dhe qëndron afër teje. Zoti nuk e ka kthyer shpinën ndaj teje, Ai nuk i ka kthyer veshët e Tij ndaj teje. Zoti është me Ty dhe qëndron në ty. Perëndia e di se sa shum po vuan, por Ai nuk të ka lënë dhe as nuk të ka braktisur ty. Premtimet e Tij janë të gjalla në çdo rrethanë dhe në çdo situatë në të cilen je dhe që do jesh. Zoti të ka pare dhe Ai i ka dëgjuar lutjet e tua. Ai do të të shëroj dhe do të të Bekoj ty fort. Sepse nësë Ti je me Zotin, atëhere edhe Ai është me Ty. Zoti tregohet besnik me të gjithë ata që tregohen besnik ndaj Tij. Bëhu i/e fort dhe ndiqe Perëndinë me gjithë zemër.

~ Amen 🕊

OH HEY, FOR BEST VIEWING, YOU'LL NEED TO TURN YOUR PHONE