Handmade

Produkte bimore artizanale për fytyrë dhe flokë

Ne krijuam linjen e kujdesit tonë të lëkurës me përbërës të pastër natyralë.  Punim tërësisht artizanal. Ato përpunohen me kujdes dhe  janë të sigurt për ju dhe për familjen tuaj dhe nuk kanë asnjë efekt anësor.  Produktet tona përgatiten me përbërës Organik dhe Natyral, nuk përmbajnë Paraben, Phthalates, nuk testohen tek kafshët.  Nuk kanë parfume artificiale (vetëm vajra  esencial natyral, produktet e bletes( dyll blete , propolis). Nuk permbajne  konservues .

Serum ushqyes për fytyrën në formatin 30ml kushton 1500L

Përbërje vajore tërësisht bimore.

⚜Serum ushqyes për fytyrën me vitaminë A, C dhe E . Ka një  një efekt të madh antirrudhë duke nxitur prodhimin e kolagjenit dhe një lëkurë të shëndetshme të  butë dhe plot tonalitet natyral.
⚜Në sajë të agjentit kryesor vajit esencial të trëndafilit të egër dhe vajit esencial të farave të rrushit e bejnë atë një anti oksidant dhe nje anti bakterial të fuqishëm për lëkurën..
Përdoret mëngjes dhe mbrëmie . Përshtatet në çdo lloj tipologjie të fytyrës.

Sapun me portokall në formatin 100gr kushton 1000L

🍊𝑺𝒂𝒑𝒖𝒏 𝒎𝒆  𝑷𝒐𝒓𝒕𝒐𝒌𝒂𝒍𝒍 🍂 -Ky sapun do të bëjë zgjimin tuaj të shijshëm çdo mëngjes . ⚜ I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Përbërësit: Vaj ulliri, vaj kokosi, gjalpë shea , vaj esencial portokalli, vaj kastori etj. ⚜Përfitimet: • Lehtësimi i stresit, nxitja e një ndjenje relaksimi • Rritja e aftësisë për të thithur vitaminën C në lëkurë, - nxit  prodhimin e kolagjenit dhe qarkullimin e gjakut në lëkurë •  Ka veti  anti-inflamatore dhe antiseptike ,- Ndihmon në pastrimin e poreve të bllokuara.. .Në formatin 100gr kushton 1000L

Çaj dobësimi dhe detox. Në formatin 200gr kushton 1000L

🫖Çaj dobësimi bimor.🌿🍃
Çaji i dobësimit shkrin yndyrnat nën lëkurë, largon ujin e tepert nga organizmi dhe ndihmon të keni një peshë ideale. Çaji ndihmon në përmirësimin e tretjes.
Gjithashtu është i pasur me vlera dhe benefite të shumta në organizëm. Pasi shumllojshmëria e bimëve që gjënden në të kanë dhe veti të mrekullueshme në organizëm. Mbi 13 lloje bimësie e vëndit dhe e huaj, si;
Mështenka e cila largon ujin e tepërt në organizëm
Luiza si limon lufton obezitetin dhe kolesterolin
Gjethe frashëri e cila përveç se ndihmon në rënien në peshë ndihmon në çrregullimet e reumatizmës , trajton sëmundjet e veshkave....
Drunakuqi Ndihmon në  largimin  toksinave  nga organizmi.
Ndihmon në uljen e çrregullimeve të aparatit tretës.
Kanella, përveç ndjesisë së mbi ngopjes dhe stimulon sistemin e tretjes i jep një shije të veçantë çajit tuaj.

Gjithkush duhet të jetë i vetë dijshëm për atë që konsumon dhe është e këshillueshme që vazhdimisht të keni nën kontroll peshën tuaj trupore , dhe sigurisht të keni shumë motivim gjatë procesit të dobësimit i cili nuk kryhet asnjëherë sa hap e mbyll sytë . Tashmë është e ditur  se të mendosh  se të hani me pak do t'ju dobësojë . Jo , kjo teori duket si një gabim i madh pasi trupi i njeriut ka nevojë të ushqehet vazhdimisht dhe nëse ju ia pengoni këtë fakt , jo vetëm që nuk do të dobësoheni , por më keq , ju do të sëmureni . Ndaj dhe ju sygjerojmë të ndiqni një proçes dobësimi të shëndetshëm. .

Antique beauty cream

Keni fytyrë të thatë dhe të dehidratuar?

🍁Kremi antik ju vjen në ndihmë!
Ky krem ka efekt të mrekullueshëm  për të ruajtur lëkurën të shëndetshme, për të parandaluar plakjen e lëkurës dhe për të qetësuar lëkurën e thatë  ose të plasaritur. Ndihmon në zbehjen e  njollave dhe kështu përdoret për të "zbardhur lëkurën". Gjithashtu është një burim i pasur i antioksidantëve, të cilët ndihmojnë në forcimin e qelizave të lëkurës dhe rigjenerimin e indeve të lëkurës. Përshtaten në çdo lloj fytyre . Është shumë i dobishëm  për  lëkurë të ndjeshme dhe të thatë. .
.
.Në formatin 30gr kushton 3000L

Krem për trajtimin e thembrave.

Ky krem është tërësisht natyral.

Krem tërësisht bimor për trajtimin e thembrave të çara dhe të ashpra. Ka veprim të dukshëm që në ditët e para të përdorimit.
Në formatin 50gr kushton 1000L. 8€

External link

Maskë zbardhuese me mjaltë dhe bimë aziatike

Për të pasur lëkurë rrezatuese dhe pa njolla ju vjen në ndihmë kjo maskë. Maskë super e lehtë dhe natyrale kështu që nuk ka asnjë efekt anësor.  Tradita e përdorimit të kësaj maske në Indi është mijëra vjeçare. Parandalon tharjen e tepërt të lëkurës dhe pigmentimin e lëkurës.  Ndihmon gjithashtu për të ruajtur ekuilibrin e pH të pranishëm në lëkurën e trupit. Kjo maskë heq lëkurën e vdekur dhe rezultati një lëkurë të butë dhe të bukur.  Përmban komponentë antiseptike dhe anti-inflamatore . Zvogëlon poret, gjithashtu mbron fytyrën  nga aknet. I pasur me vitaminë AB dhe C të cilat reduktojnë  pigmentimin . Përmban ;mjaltë organik, shafran , turmerik i bardhë, dru sandali i bardhë dhe shumë dashuri të tjera.
Në fotmatin 100gr kushton 2000L

Skrab për buzët

Lip scrub

⚜ LIP SCRUB⚜
Gjatë muajve të nxehtë të verës ose muajve të ftohtë dhe të ashpër të dimrit,❄ buzët tona marrin një rrahje nga dielli ose era. 💧Kjo përgatitje do të përkedhelë butësisht buzët tuaja ne cdo stinë.🌼🍁❄🌻.
Përmban agjentët më të mirë për buzët tuaja si, mjalt, vajra esencial bimore dhe fara lulesh që përkëdhelin butësisht lëkurën tuaj delikate të buzëve.

Përdorni këtë lip Scrub të paktën 1herë në javë për të mbajtur buzët tuaja të buta dhe të qeta. Mund ti bëni një dhuratë vetes ose miqve tuaj.
.Ne formatin 15gr kushoton 400L

Serum me kolagjen natyral

Gjithçka natyrale pa konservues

⚜Ashtu siç tashmë e dini recetat tona përkojnë me antikitetin e lashtë. Edhe ky serum përmban agjentë shumë të çmuar për fytyrën si; kolagjen natyral ,vajin e farës së zezë, olibanun, shafran Indie, vaj esencial ylang ylang e shumë dashuri të tjera për lëkurën.
Ky serum ndihmon në zbehjen shenjave në fytyrë nga aknet, hidraton dhe ushqen lëkurën. Parandalon shfaqjen e linjave  të imta dhe të rrudhave në pjeset e mimikës. Përbërja e tij unike e bën lëkurën të duket më e re dhe plot jetë. Përthithet lehtësisht nga lëkura ku me pas mund të aplikoni kremin tuaj butësisht..
Në formatin 30 ml kushton 2800L/ 23€

Serum hidratues për zonën rreth syve.

Under eye serum

Serumi përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje me anë të aplikuesit në formë rolleri.
- Zbeh rrudhat e zonës të syve
- Zbeh ndjeshëm qeskat poshtë syve
- I jep freski dhe elasticitetit zonës përreth syve
Ashtu siç kujdesemi për hidratimin e fytyrës, kujdes të veçantë duhet ti japim dhe zonës përreth syve.
Lëkura rreth syve është shumë më delikate se pjesa tjetër e fytyrës.
Efekt negativ në tharjen e lëkurës poshtë syve ka dhe loti i cili ka kripërat minerale që shkaktojnë tharje të dyfishtë të asaj zone.

NE FORMATIN 10ML KUSHTON 800L -6€

External link

Hair care routine.

Hair revival oil

Vaj per rigjenerimin e flokëve🍃
-💧 Kjo përgatitje është shumë efikase për trajtimin e rënies së flokut dhe stimulon ndjeshëm rritjen e tyre.
🔘 Ushqen skalpin e kokës, parandalon dhe trajton zbokthin. I jep volum flokut tuaj, balancon yndyrën, forcon flokun dhe i jep shkëlqim. Kjo përzierje do të bëjë të mundur të keni flokë të fortë dhe të gjallë. 🌼

💠Për një rritje floku të shëndetshme ju sygjerojmë përdorimin e rregullt të përbërjes vajore  '' Hair revival oil ", si gjithmonë me formulat tona pa kimikate , tërësisht bimore,  punim artizanal..

🔘 Për rezultate më të mira kjo përgatitje vajore përdoret  2 herë ne javë.
Në vetëm 1 muaj do të filloni të shihni rezultatet e dëshiruara.
Në formatin 100ml kushton 2000L 17€

OH HEY, FOR BEST VIEWING, YOU'LL NEED TO TURN YOUR PHONE