Breakfast with love!

Nise diten me energji.

Perberesit:
Tershere- 100 gr
Kiwi- 1 kokerr
Lajthi
Arra
Fara lule dielli
Arre kokosi pluhur
Cokollate persiper per me shume embelsi :)

Eat your rainbow 🥕🥑🥦🥚

Nje dreke e pasur ne vlera ushqyese.

Deshironi te gatuani dicka pa ju marr shume kohe?!
Kjo eshte dreka perfekte per ju.
E pasur ne vlera ushqyese per ti dhuruar trupit tuaj ushqyesit e nevojshme per te vazhduar diten.
Protein, karbohidrate, yndyrna te shendetshme te kombinuara te gjitha ne kete dreke.

Smoothie 🍓

E bere me shume dashuri 💕

Deshironi ta nisni diten me energji?! 🥳
Deshironi te pergatisni nje mengjes te shpejte qe mund ta konsumoni ne shtepu ose gjate rruges per ne palester. 🏋🏼‍♀️
Mjafton vetem 5 minuta per te bere nje smoothie.
Me kete rast ju kujtoj te pini dhe uje sic shkruhet be goten qe kam perdorur.

Perberesit:
Kos
Banane
Mjalte
Bajame
Fara lini
Dhe nje 🍓 per dekorim ne fund.

Ju befte mire 😃

To be yourself in a world that is constantly trying to make you something else is the greatest accomplishment.

Ushqimet që duhet të konsumoni pas PALESTRËS

Këto ushqime energjike që do të lexoni më poshtë kanë ushqyesit e duhur për t'ju ndihmuar të rikuperoheni pas stërvitjes tuaj.

1: Tost dhe vezë 🥪🥚
2. Smoothie 🍓
3. Omletë me perime dhe avokado 🥑
4. Nje fetë buke e lyer me gjalpë kikiriku dhe banane (ose mollë) persipër 🥜
5. Kos (greek yogurt) me fruta 🍨
6. Fruta të thata (bajame, lajthi, rrush I thate etj )
7. Salmon me patate të ëmbla 🍠

Si te humbisni peshe.

Disa keshilla per ju 💡

1. Zgjidhni cilesine, jo sasine.
2. Kontrolloni cfare hani.
3. Proteine me cdo vakt.
4. Perqendrohuni tek perimet.
5. Konsumoni sa me shume uje.
6. Menaxhoni stresin.
7. Rregulloni orarin e gjumit.
8. Stervituni smart.
9. Konsumoni cdo vakt.

Vitaminat 💊

Sa te nevojshme jane vitaminat?

Suplementet dietale janë prodhime që e plotësojnë të ushqyerit normal dhe paraqesin burim të koncentruar të vitaminave, mineraleve dhe substancave tjera me efekt ushqyes ose fiziologjik.

Vitaminat janë substanca të domosdoshme për zhvillimin normal të proceseve metabolitike në organizëm.
Vita=Jetë
Amina= përbërës nitrogjenik

Krahas dietës së shëndetshme e cila rekomandohet për çdo grup-moshe, janë disa stade të jetës gjatë të cilave mjeku rekomandon që të shtohet sasia e vitaminave që merren nga goja.

Unë mendoj që: Nëse hani një dietë të pasur me fruta, perime dhe ushqime të pasura në vlera, ndoshta ju jeni duke marrë të gjithë nutrientët që i duhen organizmit tonë brenda ditës.
Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime të pasura në vlera ushqyese, disa shtesa si vitaminat e ndryshme mund t’ju ndihmojnë të merrni sasi të mjaftueshme të ushqyesve thelbësorë.

Megjithatë, këto suplemente nuk mund të zënë vendin e shumëllojshmërisë së ushqimeve që janë të rëndësishme për një jetesë të shëndetshme.

External link

Cardio! 🏃‍♀️

Para apo pas peshave?

Kur sterviteni, trupi juaj perdor depozitat e glikogjenit si burim energjie.
Duke u stervitur me pesha ne fillim, trupi juaj djeg depozitat e glikogjenit.
Dhe duke bere cardio pas stervitjes me pesha ju do digjni me shume mase dhjamore.

Disa nga arsyet se pse nuk po humbisni peshe.

1. Po pini me shume kalori sec ju duhet.
... dhe nuk po flas per ujin.
Kalorite qe permbajne pijet e ndryshme gjithmone nenvleresohen. Tregoni kujdes.

2. E tejkaluat me ushqimin pas stervitjes.
Mos u perpiqni te hani me shume sec I duhet trupit pas stervitjes, ushqehuni normalisht.

3. Konsumoni ushqim perpara televizorit.
Perpiquni te ushqeheni ne qetesi pa u shperqendruar nga televizori apo telefoni dhe sigurohuni ta pertypni mire ushqimin.

4. Flini shume pak.
Nese flini me pak se 7 ore, hormoni I urise ghrelin ka tendencen te rritet. Keshtu qe perpiquni te flini mire qe te humbisni peshe ne menyre te shendetshme.

5. Menaxhoni stresin.
Stresi ndikon ne sistemin hormonal dhe peshen tuaj trupore. Perpiquni qe te merreni me aktivitete te ndryshme per te cliruar stresin dhe duke pershpejtuar ne kete menyre metabolizmin.

6. Ndrysho programin stervitor.
Ushqehesh shendetshem, stervitesh rregullisht dhe ende pyet veten perse nuk po bie ne peshe?
Shumellojshmeria nuk eshte e rendesishme vetem ne diete por edhe ne stervitje.
Duhet ta sfidoni veten ne ushtrime te reja, perfshini supersetet ne programin tuaj stervitor, ndiqni nje klase te re fitnesi ose stervituni me partnerin/en.

Ndryshimi fillon nga ju.

Me lejoni t'ju rikujtoj; karbohidratet nuk jane "te keqija".

Karbohidratet jane burimi i pare I energjise, qe na furnizojne me energjine e duhur per te nisur diten.

Karbohidratet jane burimi energjie qe truri jone perdor per te funksionuar sic duhet.
Kur ne konsumojme karbohidrate trupi jone I shperbene ne sheqer ose i depoziton ne glikogjen ne muskujt tane duke u shnderruar ne burim energjie me vone.
40%-45% te kalorive tuaja ditore rekomandohen te konsumohen karbohidrate.

Shenjat qe trupi juaj ka nevoje per kabohidrate:

1. Ndiheni te lodhur fizikisht dhe menderisht.
2. Veshtiresi ne perqendrim, lodhje, hormoni Serotonin I ulet.
3. Veshtiresi per t'u stervitur.
4. Frymemarrje e pakendshme.
5. Probleme me tretjen e ushqimit.

Me shume perqendrim, me shume energji dhe humbje peshe? Kjo quhet fitore 🥳

Si te ulim deshiren per sheqer?

Disa keshilla te vlefshme 💡

1) Konsumoni me shume rrush, boronica, mjedra apo manaferra te ngrira.
Te uleta ne kalori dhe te pasura ne vlera ushqyese.

2) Konsumoni nje cope cokollate te zeze. Permban me pak se 15 gr sheqer.

3) Perdorni kanellen ne vaktet tuaja, sepse ndihmon ne mbajtjen ne kontroll te sheqerit ne gjak dhe parandalon semundjet kardiovaskulare.

4) Stervituni, ne palester, shtepi apo natyre nuk ka rendesi per sa kohe qe I jepni trupit tuaj adrenalinen per te cilen ka nevoje.
Sipas studimeve, ndjesia pas stervitjes ju ben me te lumtur, me te kenaqur me veten dhe rrit vetbesimin. Ne kete menyre jeni me afer synimeve tuaja dhe kjo ben qe deshira per nje trup ne forme dhe jetese te shendetshme te uli deshiren per ushqime te embla.

5) Merr me shume informacion mbi sheqerin dhe efektet e tij ne organizem.
Quhet edukim dhe dashuri per veten.

Dallimi mes urisë së vërtetë dhe asaj emocionale.

A e keni kapur ndonjëherë veten duke ngrënë në mënyrë të pakontrolluar kur jeni ndjerë të mërzitur apo në stres?
Mërzia, stresi, trishtimi por ndonjëherë edhe lumturia nxisin një uri të pashpjegueshme.
Ka raste kur nevoja për ushqim e nxitur nga arsye emocionale mund të shkaktojë uri te pakontrolluar që nxit shtimin në peshë.

Uria e Vërtetë

Uria e vërtetë bazohet në një nevojë të mirëfilltë për ushqim dhe rritet ngadalë.
Pasi keni ngrënë, uria shuhet dhe nevoja plotësohet.

Uria Emocionale

Uria emocionale është një reagim ndaj një ndjenje e keqe që çon në abuzimin me ushqimin.
Njerëzit nga stresi apo mëzitja në këtë rast hanë më shumë nga cfarë është nevoja.
Nuk bëhet fjalë as për uri, as për neps apo shije. Arsyeja që na shtyn të hamë është një trishtim i fortë që kërkon të mbytet.

Zgjidhja ndaj urisë emocionale?
-Mbani një ditar ushqimor
-Planifikoni cfarë do hani më parë
-Bëni blerje te zgjuara
-Konsumoni një mëngjes dhe drekë të pasur ne vlera ushqyese (dy vaktet më të rendesishme)
-Hani me orar dhe ngadalë
-Aktiviteti I duhur fizik

Aktiviteti fizik gjate shtatzanise.

Ushtrimet qe duhen bere dhe shmangur gjate shtatzanise.

Cdo shtatzani ndryshon nga njera femer tek tjetra.
Gjate shtatzanise eshte e keshillueshme stervitja gjithmone me miratimin e mjekut tuaj.
Canadian Society of Exercise Physiology keshillon qe grate shtatzena te kryejne te pakten 150 minuta stervitje me intesitet te moderuar gjate javes per 20-30 minuta ne dite.

*Cilat Jane disa nga benefitet e stervitjes gjate shtatzanise:
- Ul rrezikun e tensionit te larte te gjakut gjate shtatzanise ( preeclampsia ).
- Sherim I shpejte pas lindjes.
- Ul rrezikun e dhimbje se shpines.
- Ul rrezikun e urinimit te pavullnetshem.
- Parandalon/Permireson simptomat e depresionit.
- Ul rrezikun gjate lindjes cezariane.
- Mban trupin ne forme.

*Kur nuk keshillohet stervitja:
- Kur keni gjakderdhje.
- Spazma apo kontraksione te dhimshme.
- Pamjaftueshmeri e lengjeve amniotike.
- Veshtiresi ne frymemarrje gjate lindjes
- Te vjella, dhimbje koke,dhimbje kraharori.
- Muskuj te dobet qe ndikojne ne balance.
- Dhimbje ose fryrje te pulpave.

*Ushtrimet qe keshillohen gjate shtazanise:

- Half-Kneeling chop (band or cable)
- Half-Kneeling pallof press
- Suitcase carry
- Variations of squats
- Hinge movements
- Bridges
- Rows
- Pulldowns
- Presses

*Kur duhen shmangur ushtrimet:

- Ushtrimet qe shkaktojne urinimin e pavullnetshem
- Ushtrimet qe shkaktojne dhimbje apo shkaktojne ne shume dhimbje se ajo qe ndjeni
- Ushtrimet qe shkaktojne dhimbje ne muskujt abdominal
- Ushtrime me shpine per nje kohe te gjate
- Ushtrimet me intesitet te larte qe nuk ju lejojne te merrni fryme apo te flisni normalisht

Cila eshte proteina me e mire per te rritur muskujt dhe humbur peshe?

Nuk ka nje proteine qe ti kryej te dyja funksionet.

Humbje peshe dhe Rritje muskujsh, dy proçese te ndryshme dhe te ndara.

Renia ne peshe kerkon Deficit Kalorie.
Proteina luan rol gjate proçesit te deficitit duke ju mbajtur te ngopur dhe trupi duhet te punoje forte qe ta shperbeje.

Rritja e muskujve nuk vjen nga proteina,por duke I punuar dhe stervitur muskujt.

Proteina eshte nje nevoje ne mjedisin ne te cilin ne e vendosim veten tone cdo dite.
Mjedisi ne te cilin punojme, gjumi, ushqyerja, ditet e stervitjes.

Te kesh rezultate te mira nuk vjen nga proteina dhe stervitja por nga te gjithe keta faktore bashke.

Permireso disa aspekte te mjedisit tend nje nga nje, dhe ti do e shikosh veten duke humbur peshe dhe ndertuar muskuj.

E verteta e fjales "super ushqime".

Super ushqime = Super shitje

E degjoj shpesh, madje edhe ne programe televizive.
Nuk besoj se kane informacionin e duhur mbi kete term, sepse fare mire kete term mund ta permendnin per te shprehur te verteten dhe edukuar.

Me lejoni t'ju them qe:

- "Super ushqimet" eshte thjesht nje term marketingu.

- Nuk ka nje perkufizim te caktuar per kete fjale dhe nuk ka as me shume as me pak te mira se nje ushqim tjeter.

- Boronica ka marr vemendje sepse eshte fruit me I studiuar, por kjo nuk do te thote qe nuk do ndodhte e njejta gje me nje frut, perim apo ushqim tjeter.

- Qe nga krijimi I ketij emri per marketing vetem ne Japoni u shiten me miliona boronica duke u perhapur keshtu edhe neper shtete te tjera.

Pra mos mendoni me per super ushqimet por per super pjatat qe duhet te kosumoni, duke u bazuar ne nje regjim te larmishem ushqimor.
🍏🥝🥑🥦🥕🥚🧁☕

External link

Cfare duhet te dini per humbjen ne peshe.

Informacioni i gabuar qe ju serviret, reklamat e produkteve te ndryshme nga figurat publike per humbjen ne peshe nuk do ju bejne qe te humbni peshe si me magji, ta harroni.

Ju mendoni se per te humbur peshe ju duhet:

- Brezi, korseja, apo cdo gje tjeter qe mbeshtjell belin
- Cajra per dobesim
- Diuretik
- Pilula per djegien e dhjamit
- Krem tonifikues
- Xhel per djersitje
- Stimules elektrik per muskujt e barkut
- Program 6 javor per humbje peshe

Ajo per te cilen ju keni nevoje per te humbur peshe eshte:

Eshte nje proces shume I thjeshte ne fakt, mjafton qe te krijoni Deficit Kalorie, qe do te thote trupi juaj harxhon me teper kalori nga cfare ju konsumoni.
Nuk keni pse e mundoni veten, e rendesishme eshte qe ju te dini se sa kalori ju duhet te konsumoni per te humbur peshe ne menyre te shendetshme.
Synimi juaj eshte te krijoni zakone realiste, te qendrueshme ne kohe, te qendroni konsistent ne qellime tuaja dhe te mos bini pre e reklamave apo informacioneve qe demtojne shendetin dhe perfitojne.
Bejeni prioritet te ushqyerin shendetshem dhe stervitjen.
Dhe dicka e fundit, te beni DURIM. 🗝

External link

Gabimet që bëni kur filloni nje dietë!

1. E filloni dieten vrullshem dhe agresivisht.
E filloni dieten ne nje deficit kalorie shume te madhe ne menyre qe te humbisni peshe shpejt. Pasojat qe vine pas jane nga me te ndryshmet si,uria, lodhja, shperqendrim, nervozizem. Duke hequr keshtu dore nga dieta po aq shpejt sa e nisni, duke rimarre shume shpejt peshen e meparshme.

2. Deshtoni me planin qe ndiqni.
Te gjithe e dime qe per te arritur trupin qe duam duhet te krijojme nje plan dhe ti permbahemi atij. Po jo gjithmone realizohet sepse njerezit deshtojne ne planifikimin dhe pergatitjen e vakteve me perpara, duke e bere keshtu te veshtire arritjen e qellimit.
Pra eshte e rendesishme planifikimi per te arritur rezultatet.

3. Kerkoni rezultate te qendrueshme.
Por harroni qe jo gjithmone eshte keshtu, here do humbisni peshe gjate dietes, here jo. Ju mund te jeni duke rene ne peshe edhe kur peshorja tregon te kunderten.
Trupi jone eshte nje sistem I mrekullueshem por I komplikuar.

4. Fiksoheni pas peshores.
Nuk duhet te perqendroheni tek peshorja, por ta shikoni veten edhe ne pasqyre, edhe tek rrobat qe vishni.

5.Ndiqni nje diete shume strikte duke hequr dore nga ushqimet qe ju pelqejne.
Por jo, e mira eshte qe edhe ushqimet e preferuara t'i beni pjese te dietes. Duke parandaluar keshtu edhe te ngrenin pa kontroll, I cili nuk eshte I mire per trupin dhe mendjen.

6. Perqendroheni tek suplementet.
Nese ndiqni nje regjim ushqimor te shendetshem duke qene ne deficit kalorie, me e keqja qe mund te ndodhi ne kete rast eshte qe kuleta juaj do boshatiset.

7. Sterviteni me teper sec duhet.
Edhe pse jeni ne deficit kalorie, gje qe nuk eshte e mire dhe e keshillueshme.

8. Nuk keni nje plan pasi mbaroni dieten.
Ne menyre qe te vazhdoni progresin eshte e rendesishme qe te kuptoni se si nga renia ne peshe te kuptonise si ta mbani ate peshe. Menyra me mire eshte dieta reverse (e kundert) qe do te thote, duke u ushqyer shendetshem duke I shtuar kalorite nga pak, derisa te arrini tek kalorite qe ju duhen per mbajtjen e asaj peshe.

Nuk eshte e lehte te fillosh nje diete,ta ndjekesh dhe t'ia arrish qellimit me sukses, por nese jeninte vendosur arrihet, duke krijuar keshtu nje qellim dhe sukses afatgjate.

Rrugetimi drejt humbjes se peshes!

Disa keshilla qe duhet ti merrni parasysh gjate procesit te humbjes se peshes.

1. Ji i/ e vete motivuar.

Nese ke vendosur nje qellim per te kenaqur dike tjeter, thjesht harroje. Per shume njerez humbja e peshes eshte nje proces I gjate ne kohe, qe mund te marri muaj ose vite per t'u realizuar.
Mos prit qe te humbasesh peshe ne nje kohe te shkurter sepse nuk eshte e mundur.
Nje renie e rekomandueshme ne peshe eshte 500gr-1kg ne jave.
Pak e sakte, eshte menyra me e mire per te arritur qellimin qe ke.
E mira e te qenit i/e vete motivuar eshte qe eshte nje aftesi e mesuar.
Nese e shikon veten duke u dorezuar, apo prishur regjimin ushqimor, apo duke neglizhuar aktivitetin fizik, mos harro qe mund te besh me mire se kaq duke:
- Ndertuar zakone te vogla gjate kohes.
- Duke vendosur qellime qe kane kuptim dhe jane realiste.
- Rrethoje veten me njerez qe jane me shume te motivuar se sa ty.
Ka shume burime per t'u motivuar, mjafton te gjesh te duhuren per ty.

2. Mba pergjegjesi.

Shpesh here jeta eshte e paparashikueshme, te merr rutina, puna e lodhshme etj etj keto jane gjera qe ndodhin, por duhet te jesh i/e ndergjegjshem/e qe ne fillim qe ky nuk do jete nje proces I shpejte dhe I thjeshte.
Merri gjerat seriozisht per veten tende, qe nga stervitja, ushqyerja shendetshme dhe kujdesi ndaj vetes.
Mba pergjegjesi dhe gjera te mira do ndodhin, ndoshta jo brenda nates por me kohen.
Qendro ne linje dhe luaj lojen e gjate.

3. Perqendrohu ne ate cfare ti mund te ndryshosh.

- Sa forte stervitesh
- Sa kujdesesh per qellimin qe ke (gjumin, stresin, ushqimin, stervitjen, mjedisin qe te rrethon)
- Nderto nje plan realist

TI MUND T'JADALESH!

Si ta kuptoni qe jeni ne deficit kalorie?

Tashme te gjithe e dini qe per te humbur peshe duhet te jeni ne deficit kalorie.
Eshte e rendesishme qe kur filloni nje diete ne deficit kalorie te beni DURIM.
Si cdo gje tjeter, edhe ky proces kerkon kohe dhe qendrueshmeri.

E kuptoni qe jeni ne deficit kalorie kur:
1. Ndjeheni te uritur.
2. Ndjeni ftohte, sepse temperatura e trupit ulet.
3. Pergjumje duke qenese energjia ulet, dhe si pasoje lodhja sjell pergjumjen.
Te gjitha keto jane normale sepse e thote dhe vet fjala Deficit Kalorie, pra harxhoni me teper kalori nga se konsumoni.

Asnjehere mos e coni ne ekstrem, pra ti ulni kalorite shume dhe per shume gjate.
Kjo sjell pasoja fizikologjike psikologjike si:
- Crregullim te ciklit menstrual (madje mund te nderpriten per muaj me rradhe)
- Renie e flokeve
- Humbje e mases muskulare
- Humbet deshira per mardhenie seksuale
- Fiksimi me ushqimin, cdo gje e gatuar me saktesu, sa sasi, kalori etj
- Distancim nga shoqeria.
- Ngarkese e madhe psikologjike dhe deshire shume e madhe per te ngrene cdo gje qe nuk ia ke lejuar vetes duke qene ne nje deficit kalorie ekstreme per nje kohe te gjate.
- Ankth
Etj etj...

* Cdo informacion eshte I bazuar tek eksperienca ime si dhe e shume profesionistave ne fushen e fitnesit.

Si te shtoni peshe?

Te shtosh ne peshe nuk eshte e lehte.
Nje gje qe njerezit qe jane te dobet nuk dine eshte qe ata kane nje metabozizem te shpejte, gje qe e ben te veshtire shtimin ne peshe.
Metabolizem I shtpejte do te thote qe trupi jot I djeg te gjitha kalorite qe konsumon.
Shtimi me peshe kerkon qe te hash me shume se sa metabolizmi mund te mbaj.
Duke marr me shume kalori nga se harxhon, rrjedhimisht vjen edhe shtimi ne peshe.

Disa keshilla qe do ju ndihmojne te shtoni ne peshe:

- Konsumoni me shume ushqim.
Duhet te dish se sa kalori I duhen trupit tend per te shtuar ne peshe.

- Mat progresin.
Peshohu cdo jave per te kontrolluar progresin.

- Konsumoni me teper proteine.
Proteina eshte e rendesishme per ndertimin e muskujve dhe rikuperimin.

- Konsumoni me shume vakte.
Duke ditur se sa kalori duhet te konsumoni behet me e thjeshte dhe konsumi I vakteve.

- Stervituni.
Stervitja eshte nje menyre shume e mire per te shtuar peshe, duke qenese e shtyne trupin te krijoj muskuj. Duke u stervitur me shume energji do harxhoni dhe rrjedhimisht do konsumoni me teper kalori.

Mbi te gjitha duhet te beni Durim dhe te jeni te qendrueshem ne realizimin e planit.

Tryptophan eshte nje aminoacid, qe gjendet tek ushqimet e pasura ne proteine dhe na duhet per te prodhuar serotoninen, e njohur ndryshe si hormoni i lumturise.
Serotonina me pas shnderrohet ne melatonin, hormoni pergjegjes per ciklin e gjumit-zgjimit.

Por tryptophani nuk vepron dot pa insulinen.
Insulina eshte hormoni qe clirohet kur konsumojme karbohidrate.

Nese jeni duke konsumuar me pak karbohidrate, ndiheni te stresuar apo ne ankth, nuk po e beni gjumin sic duhet, filloni te rrisni sasine e karbohidrateve dhe do shikoni shume ndryshime  pozitive ne cilesine e gjumit tuaj.

External link

Per cdo gram karbohidrate (glikogjen) qe konsumoni, shtoni 3-4 gram uje.

Humbja e peshes qe do te shihni si fillim kur konsumoni vakte te uleta ne karbohidtrate eshte thjesht uje.

Duke nderprere konsumimin e karbohidrateve nga regjimi juaj ushqimor nuk eshte zgjidhja e duhur.

Por ne fund te fundit eshte zgjedhja juaj te ndiqni nje diete te ulet ne karbohidrate nese ju ben te ndiheni mire.

Synimet tuaja duhet te jene:

1. SPECIFIKE
Vendosni nje synim dhe kohen per sa deshironi ta arrini ate.
Per shembull: Dua te shtoj 2 kg muskuj per 3 muaj.

2. TE MATSHME
Planifikoni ta kontrolloni progresin duke u peshuar, duke bere matje trupore, teste apo me progresin me rritjen e peshave ne palester.

3. I ARRITSHEM
Vendosni synime realiste. Nje synim per te vendosur 5 kg muskuj brenda 1 muaji nuk do te jete i arritshem, prandaj vendosni synime realiste dhe punoni per ti arritur ato.

4. Vendosni nje afat , kohe, per te arritur te permbushni qelimet tuaja afatshkurtra ne menyre qe te jeni te motivuar per te arritur edhe me shume me kalimin e kohes.

5. Beni nje plan te mire stervitor.
Nuk do arrini te krijoni krahe te bukur duke bere vetem kardio.

Bejeni 2021 dhe cdo vit pasues, vitin e synimeve realiste dhe te arritshme.

Disa keq informime mbi shendetin dhe fitnesin.

1. Ushqimet e uleta ne kalori jane gjithmone nje zgjedhje e mire.
Jo 🚫. Nje regjim ushqimor i balancuar ne fibra nga karbohidratet komplekse, yndyrna te shendetshme dhe proteine ju ndihmon te ndiheni te ngopur, mban nivelet e sheqerit ne gjak nen kontroll dhe ndiheni me energjik.

2. Kardio eshte stervitja me e mire per te humbur peshe. Jo 🚫. Nuk duhet te kaloni ore te tera ne pisten e vrapit. Ju do te humbisni mas dhjamore dhe do te tonifikoheni duke bere nje kombinim midis te dyjave, stervitjes me pesha dhe kardios si nje mjet shtese per te arritur synimin tuaj.

3. Nuk ju duhen dite pushimi. E gabuar 🚫. Pushimi eshte shume i rendesishem. Rritja dhe rikuperimi i muskujve ndodh gjate pushimit.

4. Duke u stervitur me ore te tera do te keni rezultate me te mira. Jo 🚫.
Ndonjehere pak e sakte eshte me mire se aspak.

5. Duhet te ndiqni nje diete te ulet ne karbohidrate per te humbur peshe. Jo 🚫.
Humbja e peshes ndodh kur jeni ne deficit kalorie. Karbohidratet nuk jane armiku por tejkalimi i kalorive ditore po.

Te ushqyerit shendetshem eshte nje forme vete-vleresimi!

OH HEY, FOR BEST VIEWING, YOU'LL NEED TO TURN YOUR PHONE