Gjendja që shkaktoi koronavirusi dhe si po e përjetojmë atë? —

Çfarë është koronavirusi dhe si shpërtheu?

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.
Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të detit ku shiteshin shumë lloje të kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake tregojnë se 2019 – nCoV ka homologji për disa amino acide me SARS – CoV dhe mund të përdorë si receptor ACE2. Që prej 11 shkurt 2020 sëmundja e shkaktuar nga ky virus u quajt COVID-19 (CO- lidhet me Koronavirus; VI- lidhet me virusin; D-lidhet me sëmundjen (Disease) dhe ’19 lidhet me vitin) ndersa virusi u emertuar SARS-CoV-2.

Si transmetohet virusi nga nje person te tjetri?

Koronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
kontakteve personale të drejtpërdrejta
duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.
Përjetimi i Koronavirus

Kur virusi shpërtheu ne Kinë të gjithë u trembën por asnjë nuk e mendoi se do të merrte përmasa globale. Teksa rastet shtoheshin në vende të tjera te botës, njerëzit filluan të përhapnin panik . Kjo gjendje shkaktoi një presion psikologjik.
Në lajme kishte të dhëna vetëm për virusin. Numri i të infektuarve, vdekjet dhe masat ndikuan shumë në shëndetin mendor. Edhe ne nxënësit u ndikuam nga kjo gjendje. Izolimi për një kohë të gjatë në shtëpi , bëri që ne të bëhemi më të varur ndaj telefonit pasi, dhe mësimi zhvillohet online dhe gati gjysma e ditës , shpenzohet duke ndenjur në telefon. Me shokët dhe shoqet nuk mund të takoheshim dhe të kalonim kohën bashkë. Ekzistonte dhe frika për gjendjen e njerëzve të afërt të familjes. Por pas 1 muaj filluam të mësonim më shumë për situatën në të cilën ndodhemi dhe se si te ruanim veten dhe personat rreth nesh. Duhet të jemi optimistë se kjo situatë do të kalojë.

Disa këshilla për kujdesin ndaj virusit:

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.

Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë Koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;

Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë.

Këshilla për kujdesin e shëndetit mendor:

Kufizoni sasinë e kohës që shpenzoni duke lexuar ose parë gjëra që nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ndoshta mund të vendosni një orë të caktuar për t’u përditësuar me lajmet.

Ka shumë informacion të rremë vërdallë – qëndroni të informuar duke u mbështetur tek burimet e besuara të informacionit si qeveria dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Bllokoni fjalët kyçe të cilat mund të jenë nxitëse në Twitter, ndaloni së ndjekuri ose bllokoni profile të ndryshme.

Bllokoni grupet në WhatsApp dhe fshihni nga faqja juaj postime të Facebook nëse gjykoni se ju ngarkojnë.

Lani duart – por jo në mënyrë të tepruar
Për njerëzit me OCD (çrregullime obsesive kompulsive) dhe disa lloje ankthi, t’u thuash vazhdimisht se duhet të lajnë duart, mund të jetë e dëmshme për t’u dëgjuar.

Qëndroni në kontakt me njerëzit

Dalloni dhe pranoni pasigurinë ndërsa ju kalon ndërmend.

Bëni një pauzë: Mos reagoni siç bëni zakonisht! Mos reagoni fare! Bëni një pauzë dhe merrni frymë thellë!

Tërhiquni: Thuajini vetes që thjesht po flet shqetësimi brenda jush, dhe kjo nevojë për siguri nuk është ndihmëse dhe është e panevojshme. Është thjesht një mendim ose ndjesi. Mos besoni gjithçka që mendoni. Mendimet nuk janë fakte!

Lini të shkojë: Lini mendimet dhe ndjenjat tuaja të shkojnë. DO kalojë. Ju nuk keni pse t’u përgjigjeni atyre. Mund t’i imagjinoni duke pluskuar tutje në një flluskë ose re.

Eksploroni: Eksploroni momentin aktual, sepse tani, në këtë moment, gjithçka është mirë. Dalloni frymëmarrjen tuaj dhe ndjesitë e frymëmarrjes suaj. Dalloni tokën që ndodhet poshtë jush. Shihni rrotull dhe dalloni çfarë shihni, çfarë dëgjoni, çfarë mund të prekni, çfarë mund të nuhatni. Tani! Më pas zhvendoseni fokusin e vëmendjes suaj tek diçka tjetër – në çfarë ju duhet të bëni, në çfarë po bënit përpara se të dallonit shqetësimin, ose të bëni diçka tjetër – duke i kushtuar gjtihë vëmendjen tuaj.

Statistikat në botë

Rastet më të shumta ndodhen në Europë, Azi dhe ShBA.

https://noa.al/newsImages/2020/02/koronavirus-statistika-1.jpg
OH HEY, FOR BEST VIEWING, YOU'LL NEED TO TURN YOUR PHONE